Një kandidat për infermier që nuk figuron fare në listën e rezultateve të testit me shkrim, pranohet në punë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar në punë shtatë infermierë me shkollë të mesme për Klinikën e Pediatrisë. Rezultatet janë shpallur më 26 gusht të këtij viti.
Në mesin e kandidatëve të pranuar është edhe një infermier me kod 901. Por ky kandidat me këtë shifër nuk figuron fare në rezultatet e testit me shkrim të publikuara më datë 20 gusht.
Në dokumentin e rezultateve të testit me shkrim janë gjithsej 16 kandidatë që kanë kaluar testin. Tre prej tyre kanë nga 56 pikë: Shifrat 466, 1004 dhe 1040.
Në vendimin e publikuar më 26 gusht ku bëhen të ditur kandidatët që janë pranuar, dalin katër kandidat që kanë nga 56 pikë. Në mesin e tyre është edhe shifra 901, i i cili nuk figuron në dokumentin e rezultateve të testit.
Gazeta poashtu ka gjetur se në listën e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret për këtë konkurs të publikuar më 14 gusht, janë gjithsej 36 kandidatë. Ndërsa në listën e rezultateve të testit me shkrim, janë renditur 37 kandidatë, pra një më shumë. /GazetaShneta