Në ditën e nëntë të fushatës: Kurti kundër të gjithëve

E diela e 19 janarit ka qenë dita e nëntë e fushatës eletorale për zgjedhjet e 9 shkurtit që kaloi plot akuza, sharje, fyerje e ofendime dhe shpifje të partive për njëra tjetrën e sidomos të VV-së kundër të gjithëve. Vetëvendosje ndaloi në Shtime dhe në Ferizaj, me sallat e mbushura  nga militantë partiakë.

Shtimja si një komunë që udhëhiqet nga doktori Qemajl Aliu i VV-së, ka organizuar  pritje të mirë për kryeministrin aktual dhe kandidat për zgjedhjet e 9 shkurtit. Albin Kurti këtu foli për disa projekte të mëdha që do të realizohen në mandatin e radhës. Kurti këtu në Shtime premtoi ndërtimin e një memoriali të Reçakut sikur ai i Prekazit. Gjithashtu foli edhe për autostradën Banullë-Shtime-Bllacë që sipas tij do të realizohet brenda mandatit të tij të tretë. Pati edhe premtime tjera si çerdhe, shkolla më të mira e investime. Nga Shtimja eskorta qeveritare udhëtoi për Ferizaj ku u organizua pritje mbresëlënëse nga qytetarët ferizajas. Kurti në Ferizaj vazhdoi me fyerje e sharje të opozitës që në Ferizaj udhëheq Agim Aliu i cili e ka transformuar Ferizajn siç nuk mund ta paramendonte VV-ja. Kulmi në këtë tubim arriti kur Kryeministri filloi të numëroi votat e 9 shkurtit ku nga 20 fletëvotime që të gjitha ia dedikoi VV-së, duke e shpallur këtë parti si fituese me 100% të votave. Ndoshta kjo edhe mund të kuptohet e pranohet nga turma e frustruar e qytetarëve, por e pashpjegueshme mbetet piskama e kryeministrit gjatë numërimit të votav”, vlerëson  opinionisti i Telegram News, Selatin Retkoceri.

Bedri Hamza i PDK-së premton sigurime shëndetësore dhe rritje pagash 50%

“Partia Demokratike e Kosovës takoi punëtorët shëndetësorë në Prishtinë ku kandidati për kryeministër Bedri Hamza premtoi sigurime shëndetësore, kujdes të rritur  ndaj pacientit duke e vendosë atë në qendër dhe rritje të pagave për 50%. PDK mbajti fushatë edhe në Kaçanik ku Hamza shfletoi programin ekonomik të qeverisjes për katër vitet e ardhshme, duke  premtuar rritje  pagash  dhe ngritje të standardit jetësor për qytetarë”, shprehet Retkocei.

Lumir Abdixhiku i LDK-së, me akuza të rënda për Qeverinë Kurti

“LDK në Istog, përkujtoi liderin historik Ibrahim Rugova, duke vazhduar me thurjen e elozheve për ish kryetarët e Istogut që tani nuk janl më në jetë. Edhe në Istog Abdixhiku drejtoi akuza të rënda kundër qeverisjes në ikje. Më pas LDK-ja shkoi në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë dhe në fshatin Bardhi i Madh, ku shpalosi programin dhe qartësoi përmirësimin e jetës qytetare në mandatin qeverisës të LDK-së”, nënvizoi Retkoceri

AAK-NISMA, akuza ndaj Kurtit në Obiliq. Skënderaj e  Podujevë

” AAK-NISMA zbarkuan në Obiliq, Podujevë dhe në Skenderaj. Në mungesë të kryetarit Ramush Haradinaj para qytetarëve foli Daut Haradinaj i cili akuzoi shumë rënd kryeministrin Kurti për të cilin vlerësoi se po e izolon  shtetin nga BE dhe SHBA-të. Më pas u shfletua programi zgjedhor kryesisht nga aspekti i sigurisë, ushtrisë, NATO e çështje tjera që kanë të bëjnë me rritje të pagave dhe zhvillim ekonomik. Shumë kandidatë nga të gjitha listat e partive kanë zhvilluar takime të ndara në fshatra e qytete varësisht se prej nga vjen kandidati”, ka shkruar Selatin Retkoceri./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews