Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se për herë të parë në Qeverinë Kurti kemi tekste për fëmijët e komuniteteve në gjuhën e tyre.
Kështu deklaroi Nagavci në foltoren e Kuvendit lidhur me tekstet për nxënësit të komuniteteve jo-shumicë, derisa theksoi se tashmë duhet të kujdesemi që ata nuk diskriminohen edhe në lidhje me çmimet e teksteve shkollore.
E para e Arsimit, njoftoi se tashmë janë marrë masa edhe ndaj disa shtëpive botuese të cilat nuk kanë rrespektuar legjislacionin në fuqi.
“Pët këtë arsye në bashkëpunim edhe me MINT, me inspektorët dhe autoritetin mbikqyrës kemi pasë vizita në librari dhe kemi identifikuar shkelje. E di që në disa raste tashmë janë dënuar, dënimet ndaj shtëpive botuese të cilat nuk kanë rrespektuar legjislacionin në fuqi dhe do të mirren veprime për secilin rast individual”, tha ministrja./TelegramNews./