Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se edhe sivjet furnizimi me tekste dhe materiale shkollore për vitin e ri shkollor do të bëhet përmes subvencionimit në platformën E – Kosova.
Nagavci në konferencë për media tha se aplikimi i prindërve për subvencionim do të mund të bëhet që nga dita e nesërme, shkruan TelegramNews.
“Temë me interes është furnizimi me tekste dhe mjete mësimore për mbarëvajtjen e procesit mësimorë. Edhe sivjet tekstet mësimore do të ofrohen sipas praktikës së vitit të kaluar, pra subvenionimit të prindërve të cilët do të kenë mundësi të aplikojnë që nesër. Nëpërmjet procesit transparent që e shmangë mudnësinë e çfarëdo keq menaxhimi apo keq planifikimi që ka ndodhur në të kaluarën”, tha Nagavci para medieve.
Derisa theksoi se “aplikimin në e-Kosova prindërit do të mund ta bëjnë që nesër.
“Nesër hapet platfora dhe proceduralisht do të jetë një proces shumë më i lehtë “./TelegramNews./