Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Agim Musliu, ka akuzuar politikanët serbë Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq, të ndaluar dhe më pas të liruar nga Policia e Kosovës, si të sponsorizuar nga BIA.
Musliu tha se ata penguan pastrimin e grafiteve nacionaliste në Mitrovicën e Veriut dhe i akuzoi për krijimin e trazirave fiktive në Kosovë.
“Këta dy individë, duke u përpjekur të krijojnë incidente destabilizuese në veri të Kosovës për të penguar integrimin e vendit, sulmuan punëtorët që ishin kontraktuar për rilyerjen dhe pastrimin e grafiteve raciste dhe nacionaliste antishqiptare. Arsenijević dhe Veljković iu afruan punëtorëve dhe goditën një kovë me bojë, pastaj iu drejtuan punëtorëve, duke pyetur: “Çfarë po bëni këtu?” (Komunikimi mund të dëgjohet në video). Për më tepër, pasi derdhi bojën e bardhë, Arsenijević u tha punëtorëve: “U derdh, këto gjëra ndodhin”, duke synuar të krijojë një incident. Ata kanë vazhduar të provokojnë dhe rezistojnë Policinë e Kosovës gjatë arrestimit të tyre. Këta dy individë, së bashku me Listën Srpska dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale serbe, kanë krijuar provokime të njëpasnjëshme kundër institucioneve të Kosovës. Këta janë të njëjtët persona që provokuan më parë kur serbët bllokuan dhunshëm ndërtesat komunale në veri të Kosovës gjatë protestave”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Kujtojmë se sot, vetë Velkoviq sot ka publikuar nje video në Facebook, ku shihet tek pengon punëtorët. /TelegramNews/