Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka paralajmëruar se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra.
Ai ka paralamëruar qytetarët që ende udhëtojnë nëpër Serbi se në këto barrikada ka serbë të ekstremit të djathtë që kanë lidhje me rusët.
“Aty janë edhe terroristët e Milan Radoiçiqit e Aleksandar Vuçiqit”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas Musliut, në mënyrë që të evitojnë ndonjë sulm të mundshëm, është më mirë që qytetarët të shmangin udhëtimin nëpër Serbi.
“Këto bëhen me të vetmin qëllim, që të nxisin tensione, duke e parë se komunat veriore janë spastruar nga kriminelët e orkestruar nga Beogradi. Aty do të konsumohet raki dhe drogë. Vuçiqi mendon se Kosova dhe NATO nuk e di që ai vet është organizatori i këtyre! Pra, nëse nuk dëshironi të sulmoheni, evitoni udhëtimet nëpër Serbi!”, ka shkruar ai. /TelegramNews/