MPJ: Po angazhohemi me ekspertë e diplomaci që ta lirojmë Blerim Ramadanin

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në një përgjigje për Gazetën Express kanë konfirmuar se autoritetet maqedonase i kanë caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, Blerim Ramadanit, i cili është arrestuar më 17 korrik në pikën kufitare në Jazhincë si rezultat i një fletë arresti nga Serbia.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informon opinionin se shtetasit të Republikës së Kosovës, Blerim Ramadani, i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup. Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikë kalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës”, kanë thënë nga MPJ.

Nga MPJ kanë thënë se Ambasada e Kosovës në Shkup është duke punuar përmes një ekipi të ekspertëve që Blerim Ramadani të lirohet sa më shpejt dhe të kthehet në familjen e tij.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramadani dhe kthimin e tij në familje. MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tone”, kanë thënë nga Ministria e Jashtme.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews