Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius.
IHMK bën të ditur se vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndersa në vende të izoluara parashihet reshje breshëri.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.