Mjekja hedh poshtë ‘mitin’ e njohur për larjen e flokëve

Larja e flokëve mund të duket si një punë e përditshme, por një mjeke ka paralajmëruar që të mos i lini pa i larë për më shumë se disa ditë për shkak të disa pasojave mjaft të pakëndshme.

Dermatologia e certifikuar Dr. Jenny Liu, paralajmëroi përmes një videoje në TikTok se neglizhimi i skalpit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e flokëve tuaj.

Në mbishkrimin e videos ajo shkroi: “Kujdesi i skalpit është kujdes i lëkurës”.

Ajo tha se nuk duhet të kaloni “kurrë më shumë se disa ditë” pa i larë flokët, duke kundërshtuar besimin popullor, se flokët mund ‘stërviten’ për të qenë më pak të yndyrshëm.

Ajo këmbënguli se është “plotësisht një mit që flokët dhe skalpi ynë thjesht pastrohen vetë”.

“Ne e dimë se akumulimi i lëkurës së vdekur, kontribuon në rritjen e tepërt të Malassezias [një çregullim kërpudhor i lëkurës] që mund të çojë në zbokth, si dhe inflamacion.”, tha ajo.

“Edhe vetë sebumi në kokën tonë shkakton stres oksidativ dhe ky inflamacion nuk është një mjedis i shëndetshëm për rritjen e flokëve tuaj.”, shtoi ajo.

Për ata që përjetojnë rënie të flokëve, Dr Liu këshilloi ruajtjen e shëndetit të skalpit si një faktor kyç në nxitjen e rritjes së flokëve.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews