Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një ekip kardiologësh nga Turqia do të operojnë fëmijët të cilët kanë probleme me zemër.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitarë i Kosovës, ku ndër tjerash thuhet se drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e kanë mirëpritur sot ekipin e mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë të fëmijëve nga Turqia, në kuadër të misionit “Muntada Aid”.
Sipas njoftimit, ekipi i mjekëve nga Turqia do të realizojë intervenime kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër dhe do bëjë ekzaminime kardiologjike.
Derisa drejtori i ShSKUK-së, duke falënderuar organizatën “Muntada Aid” për mbështetjen, theksoi se ky mision është një mundësi e mirë që fëmijët e Kosovës të përfitojnë intervenime në zemër, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit
“Ekipi i mjekëve nga Turqia do të realizojë intervenime kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër dhe do bëjë ekzaminime kardiologjike. Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, falënderoi organizatën “Muntada Aid” dhe ambasadorin Hargreaves për mbështetjen , duke shtuar se ky mision është një mundësi e mirë që fëmijët e Kosovës të përfitojnë intervenime në zemër, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit. Ambasadroi i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, u shpreh i lumutur që ky mision humanitar po realizohet dhe që po përfitojnë fëmijët e Kosovës. Në emër të ekipit, foli Dr. Ibrahim Cansaran, i cili poashtu, shprehu kënaqësinë që kanë mundësinë të ndihmojnë fëmijët e Kosovës. Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë që të përfitojnë eksperiencë edhe stafi vendos i mjekëve dhe infermierëve”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Më tej, theksohet se ky misioni ka filluar ditën e sotme dhe do të zgjasë 10 ditë
Derisa prezentë ishin edhe këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Elizabeth Goëing,Dr. Ramush Bejiqi, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Dr. Violeta Grajqevci, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë Shkëndije Nuza dhe Dr. Shpejtim Shurdhiqi, u.d. drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë.