Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë me subvencione për rritjen e efiçiencës energjetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

Kurti përmes një videoadresimi në faqen e tij zyrtare në Facebook tha se për të mësuar më shumë informata rreth këtyre thirrjeve, qytetarët duhet të vizitojnë uebfaqet e Ministrisë së Ekonomisë e të Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë të cilat  sipas tij, do të publikojnë të gjitha informacionet e nevojshme ditëve në vazhdim.

Kryeministri tha se “përmes këtyre masave synojmë t’i përkrahim 1,300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjetike të shtëpive sikurse izolimi ose  ndërrimi i dritareve dhe 5,000 familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje”./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews