Milan Radoiçiqit i vdes në mënyrë “misterioze” bashkëpunëtori i ngushtë?

Më 17 gusht, në Kopaonik, në moshën 58-vjeçare, ka vdekur Aleksandar Grbovic, bashkëpunëtor i ngushtë i terroristit Milan Radoiçiq. Grbovic, u varros të hënën në Pozhegë të Serbisë.

Aleksandar Grbovic, ka qenë kolonel ushtarak i Ushtrisë së Serbisë, i specializuar për shërbimet e inteligjencës.

Grbovic ka vdekur pas mesnatës, gjatë një ndeje që po organizohej në Kopaonik, me rastin e datëlindjes së djalit të terroristit Milan Radoiçiq.

Sipas burimeve, Grbovic, ka qenë njëri nga njerëzit më të afërt të Milan Radoiçiqit. Formalisht, ka qenë drejtor i kompanisë “Novi Pazar”, pronë e Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinovicit.

Aleksandar Grbovic-in e kishte përmendur, më 23 dhjetor të vitit të kaluar, në një konferencë shtypi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shpalosjes së disa dëshmive lidhur me agresionin në Banjskë të Zveçanit.

“Urdhri për sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, i planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, u ishte kumtuar një ditë më herët, pra saktësisht para tre muajve, në mjediset e kompanisë ‘Novi Pazar Put’. Automjetet, armët dhe i gjithë arsenali i përgatitur dhe përdorur në Banjskë, ishin të përqendruara në këtë lokacion. Kjo kompani, e cila është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është pronë e vëllezërve Zvonko e Zharko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq. Ndërsa drejtor është një kolonel i pensionuar i ushtrisë serbe, Aleksandar Grboviq, me pseudonimin ‘Grba’. Ai ka marrë pjesë në luftërat e Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i burgut të Nishit për pesë vjet, dhe kryetar i komunës së Pozhegës në vitin 2008”, pati deklaruar Kurti. /KP

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews