Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj i ka reaguar ministres Gërvalla pasi ajo konsideroi se rritja e pagës minimale vjen si shkak i qeverisjes me duar të pastra.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo deklaratë ka ardhur nga një ministre e punëve të jashtme e cila akuzohet për korrupsion.
“Kjo ministre e akuzuar per korrupsion, ne nje nga seancat gjyqesore ne Gjykaten Themelore ne Prishtine nuk u paraqit me duar te pastra por me duar ne xhepa para gjykatesit. Me vete ne seance gjyqesore kishte marr gati gjysmen e kabinetit te saj. Shume e rende me pa se si nje person I akuzuar per korrupsion, flet kishe per qeverisje me duar te pastra. Kosova vend i mundesive dhe i perrallave me tupan”, ka shkruar Miftaraj.