Trajneri i SC Gjilani, Gentjan Mezani ka folur në lidhje me zërat se Ardian Nuhiu mund të marr drejtimin e skuadrës nga edicioni i ardhshëm.
Në konferencën e sotme për media, para ndeshjes së neserme ndaj Dukagjinit, Mezani ka theksuar se rëndësi për të ka vetëm ndeshja e neserme.
“Nuk është e rëndësishme vazhdimësia ime me Gjilanin, e rëndësishme është ndeshje e nesërme dhe arritja e objektivit që ne kemi. Unë kam kontratë me Gjilanin deri në fund të muajit maj”, theksoi ai.
Ndryshe, ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “18 qershori” me fillim nga ora 15:00./GazetaPuls