Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë se për dallim nga e kaluara, Qeveria aktuale po punon për të institucionalizuar Marrëveshjen e Ohrit përmes punëve konkrete qeveritare, duke e integruar atë në sistemin shtetëror si një element të qëndrueshëm!
Madje ai theksoi se si qeveri kanë nisur tashmë veprimet konkrete për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Postimi i plotë i Mexhitit:
Sot, në seancën solemne të Qeverisë, shënuam 23-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, një ngjarje kyçe për shtetin tonë.
Gjatë fjalimit tim, theksova rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, si një bazë për paqe dhe stabilitet në vend, dhe se qeveria jonë po dëshmon aftësinë dhe vendosmërinë, për të respektuar dhe zbatuar në tërësi Marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar
Kështu, ne si qeveri kemi nisur tashmë veprimet konkrete për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, dhe për ta jetësuar plotësisht Marrëveshjen. Kemi ndarë 1 miliardë euro për komunat, duke mbështetur kështu procesin e decentralizimit. Ky fond do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për komunitetet lokale, duke përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet e ofruara për qytetarët, dhe për të gjitha komunat!
Dhe një nga pikat kyçe të fjalimit tim ishte rëndësia e decentralizimit fiskal. Kjo është një zgjidhje sistemore, e cila siguron që, bashkë me transferimin e obligimeve dhe përgjegjësive tek komunat, të transferohen edhe burimet e nevojshme financiare. Komunat, duke qenë se janë pikat e para të kontaktit me qytetarët, duhet të jenë të pajisura me mjetet e duhura, për të përmbushur nevojat e tyre.
Ndryshe nga e kaluara, ne po punojmë për të institucionalizuar Marrëveshjen e Ohrit përmes punëve konkrete qeveritare, duke e integruar atë në sistemin shtetëror si një element të qëndrueshëm!