Presidentja e Parlamentit të Evropës, Roberta Metsola, ka thënë se është takuar dje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane.
Në një postim në platformën “X”, Metsola ka theksuar se e mirëpret angazhimin e Kosovës ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së.
“Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të qojë në përparim”, ka thënë Metsola.
Osmani gjatë ditës se djeshme ka thënë se nuk do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
With President @VjosaOsmaniPRKS, I discussed Kosovo's efforts for a European future.
I welcomed the country's commitment to the Western Balkans Growth Plan and gradual integration in the EU's single market.
Engagement in Pristina-Belgrade Dialogue must lead to progress 🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/VZd2nlr3Dx
— Roberta Metsola (@EP_President) November 7, 2024