Në lidhje me vrasjen që ndodhi para dy ditëve në Tetovë, Byroja për Siguri Publike ka ndërmarrë masa shtesë për gjetjen e personit ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën.
“Pas urdhrave nga Gjykata Themelore e Tetovës janë kontrolluar tre lokacione në fshatin Gajre nga ku janë marrë gjësende që mund të përdoren për zbardhjen e rastit. Në Stacionin Policor është mbajtur një person për bisedë informative”, thonë nga policia.
Ata shtojnë se të gjitha veprimet që po ndërmerren janë në koordinim me Prokurorinë Publike.
Kujtojmë se më 5 korrik në ora 20:35 në Stacionin Policor në Tetovë është raportuar se në rrugën “Shtipska”, një person me automjetin “Mercedes” ka gjuajtur ndaj automjetit “BMW” nga ku ka qenë personi R.T (39) i cili humbi jetën në vendngjarje./kp