Mërgimtarët po i shikojnë mundësitë për të investuar në Kosovë

Mërgimtarët që erdhën këtë verë në Kosovë, përveç vizitave që bëjnë te familjarët, po shikojnë edhe mundësitë për të investuar në vendin e tyre të lindjes. Qeveria e Kosovës u ka krijuar lehtësi ndërkaq nivelet komunale do t`u ndihmojnë në dokumentacion.

Shukri Majku, i cili përkohësisht jeton dhe vepron në Zvicër, por edhe shumë mërgimtarë të tjerë po shikojnë për alternativat e investimit në Kosovë.

“Me rëndësi që të kemi një lokacion faktikisht të duhur e të cila ja vlen që të  investohet  atë investim disa milionëshe diçka faktikisht për prodhimin që me pas mundësi edhe që të punësohen shumica e punëtorëve këtu”, thaksoi ai.

Mërgimtarët thanë se edhe vendimi i fundit i Qeverisë për përkrahjen e tyre për të investuar në Kosovës është shumë i mirëpritur.

“Është një vendim shumë i duhur shumë i qëlluar besojë jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë kanë me qenë të interesuar sepse vetëm me industri edhe me zhvillim me punëtori bëhet diçka dhe zhvillohet shteti”, tha Sami Krasniqi, afarist nga mërgimi.

Institucionet lokale në Ferizaj thanë se do të mundohen të jenë në përkrahje të investitorëve, duke ofruar kushte dhe lehtësira në rregullimin e dokumentacioneve.

“Komuna e Ferizajt për të gjithë investitorët e jashtëm përfshirë këtu edhe të diasporës përpos lehtësirave të administratës ofron mundësi edhe që të pajisen këto biznese me pronë në zonën e re industriale që pritet të bëhet në vitin 2025 që do të jetë në Babush të Ferizajt që parashihen të jenë rreth 12 hektar hapësirë për mundësit investimeve serioze që mund të vijë në vendin tonë”, theksoi Balton Dërguti, drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj.

Pritet që takime të tilla të përbashkëta ndërmjet komunës dhe mërgimtarëve të jenë te vazhdueshme, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit./rtk

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews