Mërgim Lushtaku: Buxheti është rritur mbi ‘zullumin’ ndaj qytetarëve dhe bizneseve

Qeveria e Republikës së Kosovës po prezanton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2025 para Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku u shpreh tejet kritik ndaj këtij Projektligji duke thënë se ky buxhet nuk parasheh mirëqenie të qyetetarëve dhe asnjë zhvillim ekonomik.

“Besimin e qytetarëve e keni marrur si privilegj, po mendoni se në pushtet do qëndroni gjithmonë. Fjalimet populliste nuk po i ngopin më qytetarët, nuk po e parandalojnë migrimin. Këtë vit u kujtua që janë zgjedhjet dhe rriti pagat për të mashtruar qytetarët, por edhe qytetarët e kanë parë që me një qeveri të tillë nuk shkohet përpara.

Sot është më vështirë të jetohet se para katër viteve. Ky planifikim buxhetor nuk sjell asnjë të mirë për qytetarët. Buxheti i shtetin nuk është ‘hajgare’, nëse nuk planifikohet si duhet mund të përkeqësoj gjendjen ashtu siç pritet të ndodhë edhe me kalimin e këtij buxheti. Kemi një buxhet të mbijetesës, aspak zhvillimor.

Kjo qeveri krenohet që janë rritur të ardhurat e vendit, por kjo ka ndodhur me ‘zullumin’ ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Ky projektbuxhet nuk do ketë efekt në zhvillim ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews