Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Bedri Hamza është kryeministri që i duhet sot Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në hapje të Konventës së PDK-së, ka thënë se më shumë se një bashkim për partinë, kjo konventë është një zotim për një Kosovë më të mirë.

“Sonte, mbi vizionin për një Kosovë më të mirë, Partia Demokratike e Kosovës po e nisë një epokë të re. Si Kryetar i PDK-së, unë ju premtoj se do të udhëheqim me shembull. Ndryshimin do ta shihni në çdo vendim e çdo projekt që do të marrim përsipër. Në secilën sfidë që do ta trajtojmë. Kosova meriton një qeveri që i shërben, e mbron dhe e fuqizon popullin e vet, jo një qeveri që kërkon t’i shërbejë vetvetes, siç e ka bërë kjo e tanishmja për katër vite me radhë”, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Lideri i PDK-së ka thënë se me qeverisjen e Bedri Hamzës, nga ekonomia tek infrastruktura, nga arsimi tek shëndetësia, nga siguria te diplomacia, në secilën fushë, vizioni i PDK-së është i qartë: ma mirë.

“Për ta arritur këtë, secili prej nesh duhet të fillojë ndryshimin nga vetvetja. Si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, unë kam vendosur i pari që ta bëj këtë ndryshim. Prandaj, me bindje të plotë e kam nominuar kandidat për Kryeministër Bedri Hamzën. Këtë e kam bërë për shumë arsye, por ua them një që i përmbledh të gjitha: Unë jam i bindur që Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që mund të ketë sot Kosova. Kosovën duhet ta bëjmë më të mirë”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews