Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Moderatorja pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Sipas Megit se ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, por nuk i kanë zgjidhur dot problemet.
“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies.
Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, thotë Megi.