“Më hiqni këto pamje”, Elsa Lila largohet nga emisioni gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Një situatë e sikletshme ndodhi gjatë emisionit “People” , ku e ftuar ishte këngëtarja Elsa Lila.

Emisioni, kishte si temë kryesore promovimin e librit të saj të ri, “Mirë se erdhe në Rebibia”, si dhe një reflektim mbi ngjarjet e rëndësishme që kanë shënuar jetën e këngëtares vitet e fundit.

Megjithatë, rrjedha e programit mori kahje tjetër në një moment, kur në ekranin e studios u shfaqën tituj të mediave online që risillnin në vëmendje arrestimin e Elsa Lilës nga policia italiane disa vite më parë, për përfshirje të supozuar në një grup kriminal italo-shqiptar.

Këto pamje shkaktuan reagimin e menjëhershëm të këngëtares, e cila kërkoi largimin e tyre nga transmetimi.

“Ju lutem, mbuloni këto pamje me diçka tjetër. Këto janë histori të mbyllura, nuk ka nevojë të rikthehen.  Po më shisni ende me këto imazhe. Përndryshe, do të largohem nga studio,” deklaroi Elsa Lila, duke vendosur në siklet moderatorin, Flori Gjini.

Ky i fundit, i kërkoi regjisë që kamera të fokusohej tek ai dhe duke u përpjekur ta rikthente diskutimin, por këngëtarja zgjodhi të largohej nga emisioni.

View this post on Instagram

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews