MD me punëtori për finalizimin e projektligjeve për reformën në drejtësi

Ministria e Drejtësisë, ka njoftuar se me mbështetje të OSBE-së, ka organizuar një punëtori tre ditore me qëllim të finalizimit të akteve normative të cilat rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët të Zotimeve.

Sipas njoftimit nga kjo ministri thuhet se ministrja Albulena Haxhiu ka  deklaruar se me këto akte normative, finalizohet procesi që rrjedhë nga Deklarata e Zotimeve, pjesë e reformes në drejtësi, përmes së cilave rregullohet kontrolli i integritetit për gjyqtarët dhe prokurorët, forcohet sistemi i disiplinimit dhe vlerësimi performances mes tjerash

“Aktet normative të finalizuara përfshijnë ndryshime dhe plotësime të rëndësishme ligjore, të cilat synojnë forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Këto akte përfshijnë rregullimin e ri të procesit të kontrollit të integritetit, që parashikon shkarkimin në rast të shkeljeve, forcimin e sistemit të disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe përmirësimin e sistemit të vlerësimit të performancës dhe deklarimit të pasurisë”, thuhet në njoftim.

Më tej, theksohet se jjanë përfshirë edhe ndryshime të rëndësishme në ligjet që rregullojnë rekrutimin, avancimin dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Teksa aktet normative të finalizuara do të procedohen për votim në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës në javët në vijim.

Ndryshe, gjatë kësaj punëtorie, përveç ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, punëtoria u përbë edhe nga pjesëmarrësit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Akademia e Drejtësisë, përfaqësues të BE-së, Ambasadës Amerikane, OSBE-së dhe OJQ-ve./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews