Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të mbetur në tentativë në Ferizaj.
Për këtë rast janë arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.
“GRABITJE E MBETUR NË TENTATIVË
Ferizaj /26.11.2024-03:22. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Maqedonisë Veri, pasi që të njëjtit duke kanosur me armë zjarri në një market kanë tentuar të kryejnë grabitje. Nga të njëjtit është konfiskuar një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh të PK-së.