Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndau certifikata për 150 kandidatët të cilët kanë kryer me sukses Provimin e Jurisprudencës.
Kështu ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, ku thuhet se kjo ceremoni shënon hap të rëndësishëm në avancimin profesional të juristëve në vend.
“Në këtë ceremoni, që shënon hap të rëndësishëm në avancimin profesional të juristëve në vendin tonë, mori pjesë edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, njëherësh kryetar i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, si dhe anëtarë të tjerë të këtij Komisioni. Në fjalën e saj ministrja Haxhiu uroi të gjithë kandidatët për arritjet e tyre dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë me përkushtim në ushtrimin e profesionit të tyre në të ardhmen me nderë dhe përgjegjësi, duke kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit të drejtësisë në vend”, thuhet tutje./TelegramNews./