Sot janë mbyllur edhe dy pompa të derivateve në veriun e vendit.
Njëra në Zveçan dhe tjetra në Leposaviq, pika të cilat i takonin kompanisë serbe “Nis Petroll”.
Rastin për TelegramNews e konfirmoi zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Nuk ka pas ndonjë incident gjatë këtij aksioni, ku policia ka qenë asistuese e AKP-së”, tha Elshani.
Ndërkaq javën që lam pas u mbyllën dy pompa të tjera në pronësi të Milan Radojçiqit./TelegramNews.com.