Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të mbajnë mbledhjen e radhës dy Komisione Parlamentare.
Në orën 11:00 do të filloj mbledhjen Komisioni për Integrime Evropiane, ku do ta bëjë shqyrtimin e Raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024 si dhe shqyrtimin e draft-planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024, po ashtu në orën 11:00, do të mblidhte edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
- Rendi i ditës:
- Votimi i Raportit vjetor financiar i Buxhetin të Republikës së Kosovës për vitin 2023
- Votimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023;
- Votimi i raportit vjetor financiar i Këshillit Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023;
- Votimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin2023;
- Votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Rregullativ të Shërbimit të Ujit për vitin 2023;
- Votimi i raportit vjetor financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil për vitin 2023;
- Shqyrtimi i raportit vjetor i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023;
- Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023;
- Formimi i Grupit punues për Projektligjin nr. nr.08/L-304 për Bankat;
- Miratimi i raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror për vitin 2024 si dhe
- Shqyrtimi i draft planit të punës së komisionit për sesionin vjeshtor për vitin 2024.