Mashtrimi i Nagavcit, “S`kemi kërkesë për çerdhe”, demantohet rëndë nga komunat

Në mars të 2021, Kurti e theksonte premtimin e fushatës elektorale për ndërtimin e 160 çerdheve, që fëmijët ta kenë përkujdesjen e duhur dhe gratë të integrohen në tregun e punës.  Por, jo vetëm se nuk janë ndërtuar këto çerdhe, por fajin tashmë po mundohen ta kalojnë ndaj arsimit komunal në nivel të Kosovës me arsyetimin se nuk po kanë ide për investime dhe as kërkesa për ndërtimin e çerdheve, shkruan Telegram News.

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, të mërkurën tha se “aktualisht nuk kanë asnjë kërkesë për ndërtimin e çerdheve të reja nga asnjëra komunë”.

Kjo deklaratë u demantua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ku thuhet se në këtë mandat qeverisës komunat kanë dorëzuar dhjetëra kërkesa për ndërtim të çerdheve, dhe se ministrja Nagavci nuk po e thotë të vërtetën për këtë çështje.

Ibrahimi ka përmendur kërkesat konkrete të komunave për çerdhe, duke treguar më specifikisht dhe cilat komuna kanë bërë kërkesën.

Komuna e Vitisë ka bërë edhe në një kërkesë tjetër të miratuar nga komuna, mirëpo nuk ka marë pergjigje nga MASHTI. Komuna e Prizrenit ka bërë dhe është duke bërë kërkesa në MASHTI, mirëpo këto kërkesa refuzohen apo nuk miratohen”, ka thënë ai.

Komuna e Istogut që disa vite pret përfundimin e një çerdhe e cila ka filluar të ndërtohet nga MASHTI. Komuna e Istogut është e gatshme ta përfundojë këtë objekt mirëpo nuk I lejohet nga MASHTI vazhdimi I punimeve. Komuna e Pejës ka kërkuar vetëm 100 shtretër shtesë për një çerdhe publike por nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga MASHTI”.

Komuna e Ferizajit, ka bërë kërkesë gjithashtu mirëpo MASHTI ka thënë që mund të përkrah projekte për ndërtimin e çerdheve vetëm në zonat urbane por jo edhe ato rurale. Ministre Nagavci, qytetarët jetojnë edhe në vende rurale e jo vetëm urbane”, thuhej më tej.

Komuna e Deçanit, i ka dërguar dy kërkesa MASHTI për adaptimin e dy shkollave të vjetra në çerdhe dhe dy kërkesa të tjera për ndërtimin e dy çerdheve të reja, por nuk kanë marë përgjigje”, ka thënë ai.

Sipas tij, Komuna e Drenasit i ka 2 çerdhe në renovim/përshtatje të anekseve të shkollave dhe i ka ndarë dy lokacione për ndërtimin e çerdheve të reja e të cilat janë në procedurë.

Në komunën e Suharekës, e vetmja çerdhe e cila ka filluar të financohet nga MASHTI, qe për disa vite nuk është ndërmarrë asnjë veprim dhe kjo ka mbetur e papërfunduar. Këto janë fakte dhe si konkluzion, komunat gjithnjë kanë bërë kërkesa për ndërtimin e çerdheve të reja”, thuhej në reagim.

Komunat edhe me vet-financim, si komuna e Lipjanit, Rahovecit, Mitrovicës, Suharekës etj duke e parë nevojën për çerdhe dhe kërkesën e pareshtur të qytetarëve, kanë ndërtuar çerdhe publike.

Pra, sipas tij, shihet se komunat janë më efikase në ndërtimin e çerdheve të reja në raport me MASHTI. Këto janë vetëm disa info nga disa komuna se po t’I shënonim të gjitha komunat, atëherë nuk dihet se sa kërkesa janë drejtuar te ju. Ministre Nagavci, të gjitha këto të cilat janë të përmendura më lartë janë edhe të dokumentura.

Në komunën e Suharekës, e vetmja çerdhe e cila ka filluar të financohet nga MASHTI, që për disa vite nuk është ndërmarrë asnjë veprim dhe kjo ka mbetur e papërfunduar.

Pra të gjitha këto komuna dhe kërkesa, sipas Drejtorit ekzekutiv të  Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, janë të dokumtuara,  dhe se qasja e Ministrisë së Arsimit ndaj komunave ësht qasje e gabueshme, shkruan Telegram News.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews