Martin Berishaj bëhet “mollë sherri”, Kurti në Bosnjë me ambasadorin, Osmani s’e takoi në Kroaci dhe kërkoi shkarkimin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij të fundit në Bosnje e Hercegovinë është parë me Martin Berishajn, ambasadorin e Kosovës në Kroaci i dyshuar për lidhjet me mafinë energjetike dhe shpëlarje parash.

Para pak kohësh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani s’e takoi atë e madje edhe kërkoi edhe shkarkimin e tij.

Prania e Berishajt në Bosnjë e Hercegovinë shkaktoi reagime të shumta. Më pas, Qeveria e Kosovës e arysetoi këtë, duke thënë se Berishaj është përgjegjës për atje.

“Në të gjitha takimet e sotme, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Kroaci, përgjegjës edhe për Bosnje dhe Hercegovinë, Martin Berisha dhe stafi i kryeministrit.” – thuhej mes tjerash në njoftim.

Osmani s’e takoi as në Kroaci

Në një intervistë të dhënë në shtator të këtij viti, Osmani mes tjerash do të tregonte se gjatë një vizitë zyrtare në Kroaci, nuk e takoi ambasadorin Berishaj, transmeton nacionale.

Ajo madje, “propozoi” shkarkimin e tij nga detyra derisa të përfundojnë procedurat hetimore

“Nuk kam pasur komunikim me të, nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit (në Kroaci). Sepse kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë sepse e kam pasur stafin tim, dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës. . Është mirë të largohet. Unë dua që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë në krye në vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheq vet. Në takime të përbashkët që i kemi bë, kryesisht Ministrisë së Jashtme” – ka thënë ajo më tetë shtator në “Kallxo”.

Derisa marrëdhëniet e saj me Donika Gërvallen, kryediplomaten që drejton partinë e themeluar nga Osmani, janë përkeqësuar, kjo e fundit e kishte mbrojtur fuqishëm Berishajn.

“Kemi biseduar atëherë kur u ngritën disa spekulime mediale, me kërkesë të saj dhe kryeministrit, kam kërkuar nga institucionet në shtete të ndryshme se a ka fakte, a ka dëshmi. Nuk ka pasur fakte dhe dëshmi, prandaj ne nuk e kemi shkarkuar një ambasador, nuk mund ta shkarkosh vetëm për spekulime mediale, duhet të bazohesh në dicka, është padrejtësi e madhe bazuar në disa media që spekulojnë për gjithçka.” – kishte thënë ajo në “DPT te Fidani”

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews