Biseda të tjera në WhatsApp, Kurti i propozon Krasniqit punësimin e një aktivisti

Një bisedë tjetër në grupin e WhatsApp-it të funksionarëve të lartë qeveritarë dëshmon se si Albin Kurti përpiqet të punësojë aktivistë të partisë në KEK.

Kryeministri ia rekomandon Nagip Krasniqit emrin e Abdullah Lalës për një pozitë në korporatë. Lala është ish-kryetar i Qendrës së LVV-së në Podujevë.

Albin Kurti e nxit Nagip Krasniqin të marrë në konsideratë të kryejë punësime partiake në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Në serinë e dytë të shkrimeve për bisedat e funksionarëve më të lartë të qeverisë në një grup në platformën WhatsApp, Paparaci publikon një komunikim mes kryeministrit Albin Kurti, ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kurti i propozon Krasniqit, të akuzuar për korrupsion në dy raste, emrin e një aktivisti të hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje për një vend pune në KEK.

Biseda mes Kurtit, Krasniqit dhe Rizvanollit është zhvilluar me 21 tetor të vitit 2022. Ajo është pjesë e hetimeve penale të Prokurorisë Speciale që rezultuan me dy aktakuza për korrupsion ndaj ish-kryeshefit Krasniqi.

Shefi i qeverisë interesohet t’ia bëjë një vend në KEK, Abdullah Lalës, ish-kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, tregon biseda të cilën e ka siguruar Paparaci.

Interesimi i Kurtit del në pah pas kërkesës së Nagip Krasniqit për sugjerimin e emrave të kandidatëve potencial për një konkurs punësimi të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Edhe 4 ditë ka afat për aplikim. Nëse njihni dikënd inkurajoni për të aplikuar”, thotë Krasniqi.

“Abdullah Lala?”, pyet Kurti, derisa propozon emrin e aktivistit, ish-shefit të Qendrës së LVV-së në Podujevë.

Krasniqi i përgjigjet pozitivisht rekomandimit të shefit të Qeverisë, por me kusht që Lala t’i plotësojë kriteret e parapara në konkurs.

“Nëse i plotëson kriteret, pse jo”, i përgjigjet ai.

Kur kryeministri pyet për kriteret, Krasniqi ia dërgon atij një dokument. Aty besohet se ishin detajet e konkursit për pozitën e kërkuar.

Misioni i Kurtit nuk del të jetë realizuar. Lala nuk figuron të jetë punësuar në KEK, bazuar në të dhënat publike.

Abdullah Lala mori pozitë drejtuese me vendim të Qeverisë së Kosovës në mandatin e parë, të shkurtër, të Albin Kurtit si shef i Qeverisë në vitin 2020. Në prill të vitit 2020, Lala ishte emëruar drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews