Sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut do të ketë seancë solemne me rastin e 23 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të cilës do t’i drejtohet kryeministri Hristijan Mickoski.
Në të njëjtën kohë, në Muzeun e Artit Bashkëkohor organizohet manifesim solemne nga zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ku do të mbajë fjalim bashkë me kryeministrin Mickoski si dhe ministrin Ivan Stoilkoviç.
Qeveria i dërgoi ftesë edhe BDI-së për pjesëmarrje në ngjarje.
Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit 23 vjet më parë iu dha fund konfliktit ushtarak në vend, pas së cilës ky dokument u përshtat në Kushtetutën e vendit.