Maqedonci: Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Komandën e Ushtrisë Amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për zonën e Ballkanit, e cila është mbajtur në kampin Bondsteel në Ferizaj.

Sipas njoftimit, Maqedonci ka falënderuar kolonelin Terry Saul për kontributin e deritanishëm në sigurinë e vendit dhe i uroi suksese pasuesit të tij, kolonel Kim McGhee në detyrën e saj të re.

“Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Komandën e Ushtrisë Amerikane, partneritet ky i ndërtuar ndër vite me besim të ndërsjellë dhe angazhim të përbashkët për ruajtje të paqes në vend dhe rajon”, thuhet tutje.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews