Maqedonci nënshkruan rregullore për rritjen e ushtrisë

Ministri i mbrojtes Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se të mërkurën Ministria e Mbrojtjes shënoi një hap të rëndësishëm në aspektin e zhvillimit afatgjatë të Strategjisë së Menaxhimit të Sistemit të Mbrojtjes.

Ky hap u bë përmes Rregullores së nënshkruar për përcaktimin e procesit të Planifikimit, Programimit, Buxhetimit dhe Ekzekutimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ky dokument thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në një periudhë afatgjate, është hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Dokumenti u mbështet nga Ambasada Amerikane përmes angazhimit të këshilltarit për PPBE, Joe Duncan në kuadër të Programit Global të Reformës së Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Maqedoncit.

Rregullorja përveçse qartëson secilin hap nga planifikimi deri në ekzekutim të aktiviteteteve që mbështesin në mënyrë direkte zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, përcakton dhe përgjegjësitë, autoritetin vendimarrës, mënyrën e menaxhimit dhe koordinimin e monitorimin në MM dhe FSK.

Unitet përpjekjesh për një ushtri në rritje, shtoi mes të tjerash, Maqedonci./Telegramnews.com

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews