Maqedonci: Edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan TelegramNeës.

Më tej, mininistri njoftoi se njëqind e katër kadetë të FSK-së aktualisht janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në ShBA, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe Shqipëri.

Derisa krahas shkollimit akademik, Maqedonci tha se Ministria e Mbrojtjes është duke investuar në ngritjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së përmes financimit të shkollimit dhe trajnimeve.

“Edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes. Njëqind e katër kadetë të FSK-së aktualisht janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në ShBA, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe Shqipëri. Krahas shkollimit akademik, Ministria e Mbrojtjes është duke investuar në ngritjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së përmes financimit të shkollimit dhe trajnimeve. Gjashtëdhjetë e gjashtë ushtarakë janë duke ndjekur edukim profesional ushtarak dhe trajnime specialistike në programe të rëndësishme në akademi, shkolla dhe qendra trajnuese për ndërtimin e lidershipit ushtarak. Një pjesëtar është duke studiuar në Kolegjin e Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (US Army Ëar College), ndërsa gjashtëdhjetë e pesë të tjerë po ndjekin kurse bazike dhe të avancuara të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të mbështetjes luftarake të FSK-së”, tha Maqedonci në Facebook.

Derisa shtoi se FSK po ndërtohet, zhvillohet e avancohet në vazhdimësi në forcë me standarde të NATO-s.

“Forca jonë po ndërtohet, zhvillohet e avancohet në vazhdimësi në forcë me standarde të NATO-s, makimalisht të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta me forcat e vendeve partnere dhe aleate të NATO-s. Vazhdojmë me vendosmëri të plotë, angazhim vetëmohues dhe përkushtim maksimal drejt përmbushjes së objektivit tonë”, tha tutje ai./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews