Manchester United ka arritur fitore me rezultat minimal ndaj Fulham, në ndeshjen e parë të Premier League për këtë edicion.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.
Bruno Fernandes kishte rast të mirë në këtë pjesë, mirëpo ballë për ballë me portierin nuk u tregua i saktë.
Edhe pjesa e dytë e takimit ishte pothuajse e njëjtë, por për një nuancë më të mirë u treguan vendasit.
Transferimi i ri i “Djajve të Kuq”, Joshua Zirkzee arriti të zhbllokonte rezultatin vetëm tre mintua pa përfunduar koha e rregullt.
Gol ky i mjaftueshëm për t’i siguruar skuadrës së tij të re, tri pikët e para për këtë edicion.