Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e mirëpriti arrestimin e “vonuar” të pesë personave për krime lufte nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se “prokuroria dhe policia e shtetit e kanë realizuar këtë aksion, duke u bazuar në të dhënat e Komisionit Komunal të Gjilanit, i cili ishte themeluar pas luftës, duke qenë kujdestar në administrimin, faktimin dhe gjetjet e kohës”.
“Drejtësi për viktimat e Llovcës, Inatocit (Kokaj), Pogragjës, Uglarit dhe të gjitha viktimat tjera të luftës kudo në Gjilan e Kosovë”.