Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-aktivistin e LDK-së, Xhemail Mustafa, në 24 vjetorin e vrasjes së tij, derisa ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend.
Në këtë 24-vjetor të vrasjes, Osmani theksoi se kujtojnë me respekt Mustafën, të cilin e quajti “një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës”.
Ajo thotë se drejtësia duhet të vihet në vend.
Postimi nga Presidenca:
Në 24-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt, Xhemail Mustafën, një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike.
Ai mbetet simbol i guximit, i integritetit dhe i përkushtimit ndaj vendit.
Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend.
Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!