Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se stastistikat e fundit të ASK-së, për rritjen ekonomike demanton sipas tij, të gjithë zërat skeptikë dhe prognozat e zymta që me çdo kusht siç tha ai, mundoheshin ta lidhnin liberalizimin e vizave me skenare apokaliptike në fillim të vitit.
Madje sipas ministrit, liberalizimi i vizave është prej gjërave më të mira që ka ndodhur së fundmi për ekonominë e vendit.
“Sipas ASK-së, rritja ekonomike në TM1 2024 ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin 5.62%, që është dukshëm më lartë se tremujori paraprak që ishte 3.96%. Pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale, dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar. Kjo demanton të gjithë zërat skeptikë dhe prognozat e zymta që me çdo kusht mundoheshin ta lidhnin liberalizimin e vizave me skenare apokaliptike në fillim të vitit. Siç edhe po shihet, liberalizimi i vizave është prej gjërave më të mira që ka ndodhur së fundmi për ekonominë e vendit. Sepse përveç lehtësimit të udhëtimit për të vizituar familjarët në mërgatë, tani edhe bizneset e ndërmarrësit e kanë shumë më të lehtë të gjejnë tregje të reja e të rrisin aktivitetin biznesor”, tha Murati në Facebook.
Derisa theksoi se në një nga udhëtimet e tij k atakuar dy të rinj që punonin në fushën e marketingut dhe dizajnit digjital, të cilët sipas Muratit, po ktheheshin nga një takim që kishin pasur me një klient në Valencia të Spanjës E kjo sipas ministrit ka qenë diçka vështirë e imanginueshme para se të hiqeshin vizat.