Lëvizje të pa favorshme demografike në Kosovë e Shqipëri

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë ka hedhur në dritë lëvizje të pa favorshme për shtetin më të ri në Evropë.

Statistikat tregojnë tkurrje të popullsisë prej vitit në vit, ndërsa për një dekadë kohe nga regjistrimi në regjistrim, Kosova   shënon 200 mijë banorë më pak si pasojë e rënjes së natalitetit.

Ekspertët demografikë këtë proces e shohin si qasje në trendin e familjes evropiane ku mplakja është  elementi më dominues i shoqërisë.

Në vitin 2011, mosha mesatare e popullsisë së Kosovës ishte nën 30 vjeçe më saktë 29.65 për t’u rritur në rreth 35   më 2024.

Shifrat sociologjike  të cilat tregojnë lëvizje për shkak të migrimit, janë element ekonomik, por ekuivalenca simptomatike kur shikojmë në esencën e zvogëlimit të popullsisë në Kosovë, pasqyron të ardhme tepër të pafavorshme për Kosovën.

Nëse një dekadë shënon 200 mijë banorë më pak në Kosovë, kjo tregon se për 20 vite të ardhme Kosova do të bie në një milion banorë.

Bazuar në lëvizjet e ndryshimeve Kosova përfshihet në dy segmente negative:

Rënja e natalitetit dhe migrimet  brenda Kosovës në relacionet fshat, qytet dhe emigrimi jashtë vendit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës si hulumtuesja kryesore e regjistrimit dhe ndryshimit të strukturës së popullsisë, në paraqitjen e skemave ndryshuese, nuk e nxjerr mirë Kosovën që kishte  popullsinë më të re në Evropë, prej nga vendet e BE-së, Kosovën e shihnin si zgjedhje e tregut të punës me punëtorë kryesisht të moshës së re.

Aktualisht Kosova ka ende popullsinë më të re në rajon dhe kjo moshë mund të ruhet dhe përtëritet me zhvillimin e politikave të punësimit në vend. Ndonëse Shqipëria ka ende një popullatë të re në Evropë, në 20 vitet e fundit ritmi i mplakjes është më i larti.

Në vitin 2023, mosha mediane e Shqiptarëve ishte 38.8 vjeç (nënkupton që 50% e popullsisë janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë). Të dhënat e krahasueshme nga Eurostat referojnë se mosha mediane e shqiptarëve u rrit me gati 11 vite ndërmjet 2003-2023, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë shumë të lartë me plakjen e popullatave të tjera të Europës.

Pas Shqipërisë, 2003-2023  Portugalia dhe Rumania me  nga 8.5 vite dhe Maqedonia e Veriut, me 8 vite , prijnë me plakje.

Italia, me moshën 48.4 vjeç, nga 41 vjeç  në vitin 2003, e ndjekur nga Portugalia me moshën  mediane 47 vjeç.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews