Letra që udhëton me dekada

Viti 1987 në izolimin e burgut që quhej “Kapedomi” në Nish.

Në një dhomë të gjatë gjashtë metra dhe të gjerë dy metra, me katër shtretër dy mbi dy me madhësi dy metra me tetëdhjetë centimetra, me një toalet të hapur pa derë, një dritare e vogël që pos grilave të trashë, në vend të xhamit, kishte llamarinë me vrima për pak dritë dhe ajrosje.

Aty kishim edhe dy dërrasa-bankina fikse e që na shërbenin si ulëse dhe si tavolinë buke.

Kjo dhomë mbyllej me një derë hekuri të trashë e të ndryshkur dhe sa herë hapej, ndjellte frikë e trishtim, sepse në të mund të shfaqej gjithçka…

Dita fillonte si zakonisht me atë sirenën ushtarake që ishte urdhër për zgjim të shpejtë dhe rregullim të shtretërve dhe vazhdonim ditën duke pritur se çka do të sjelltë nata.

Në atë dhomë ishte një befasi:

Qëndronim të burgosur tre shqiptarë me të njëjtin emër Sali dhe një Gani, që ishte Gani Krasniqi i cili me të gdhirë agu me të rregulluar shtratin, fillonte ushtrimet e mëngjesit.

Ne tre Salihët me të njëjtin emër, kishim tre numra të ndryshëm që shërbenin për tërë stafin e burgut por me numra të ndryshëm, pra emrat i kishim vetëm për vete e numrat ishin për ata:

Sali Salihu i cili e ndizte një të hollë, Sali Malaj dhe unë Sali Sefa.
Pasi të zbardhej dita, dëgjohej një karrocë rrotash druri që tërhiqej nga dy të burgosur.
Krismat e kazanëve na bënin me dije se po e sillnin mëngjesin nga kuzhina e burgut.
E shpërndanin në ato dhoma të izolimit të cilat kryesisht ishin vetëm me Shqiptarë.
Qetësinë e thyente vetëm hapja dhe mbyllja e sportelëve, kështu si gjithnjë njëjtë ,vinte koha e drekës, e darkës pa ndonjë ndryshim plotë 17 muaj rresht…
Atë ditë kishim një përjashtim, sepse pas dite kishim të drejtë të shkruanim letra për në shtëpi.
Vendosa që kësaj radhe t’i shkruaj motrës së vogël, e cila ishte nxënëse e SHMM „9 Maj“ në Prishtinë.
E fillova me tregimin se si Lili e kishte rrahë Selmanin.

Kur e pyetën Selmanin pse të rrehu Lili, ai u përgjigj shkurt:
Vetëm pse jam krahë thatë.
E vazhdova letrën duke i shpjeguar motrës kuptimin e fjalës krahë thatë si dhe arsyen pse jam këtu ku jam.
I thash se e kishim një arë, shumë të mirë që e kishim trashëguar nga gjyshi e katër gjyshi, sikur thoshte babai se ishte e jona prej kur ekzistonin njerëzit në tokë.
Aty kishim shtëpinë, aty ishte edhe oda e burrave, ndërsa gjyshja që i mbante mend shumë gjëra dhe dinte t’ i shpjegonte shumë bukur edhe në formë këngësh.
Eh , loke thoshte, sa sofra është shtruar, e sa buka është dhënë në këtë odë dhe vazhdonte, sa pushka është varë në ato varëse, sa plumbi është shkrepë e sa trimi ka hyrë e ka dalë nga ai prag ?
Mua më dukej kur ajo tregonte disi edhe i shihte ato figura kreshnike.
Fati më i keq motër ishte sepse rreth e për rreth tokës tonë kishim fqinjë të këqij,
të pa ngopur e gjak pirës.

Ata qysh moti kishin filluar që në të katër anët të na e shtyenin mexhat , bile edhe bëheshin bashkë për t’i marrë tokat tona.
Njëherë na ndanë na copëtuan e na bënë pikë e pesë e më vonë bënin sikur Lili ndaj Selmanit. Na copëtuan e na ndanë copë- copë se ata ishin edhe shumë edhe të fortë, na e shtyen mexhat që i kishim prej kur ishte bota me njerëz vetëm pse ishim krah thatë.
Edhe pse motër, në këtë dhomë të vockël, i vetëm këtu nuk jam, i shënova asaj.
Jemi shumë këtu e janë shumë atje.
Po rritemi si fijet e grurit siç thoshte nëna në vizitë, ndërsa po forcohemi si gurët e fortë të Gomurit, ashtu siç thoshte gjyshja për ata trimat e saj, andaj motër, një ditë arave dhe shtëpive tona do tu dalim Zot, do të vendosim ne vet se a do mbjellim grurë , misër apo çfarë të dëshironim.

Në fund të letrës motrës i dhashë dy porosi:
Një që të mësonte sa më shumë, bëra një krahasim me notat e shkëlqyera të cilat shkrepin sikur pushkët e gjyshes të varuara në varëset e odës sonë.
Dy, e porosita motrën time të vogël që letrën time t’ua jepte për lexim shokëve dhe shoqeve dhe të gjithë atyre që u besonte.
Fatkeqësisht kjo letër tash afër katër dekada udhëton pa mbërri aty ku e nisa.
Po e pres akoma.
Ndoshta vjen ?
Motra e vogël është rritur tashmë dhe së bashku po e presim letrën e shkruar para disa dekadash.
Sonte, e rikujtova aq sa më ka mbetur në mendjen shumë të hargjuar. Vëllezër e ju Motra kudo që jeni.
Armiku i djeshëm nuk bëhet mik i sotëm, andaj, bëhuni bashe që të jemi të fortë e të pa thyeshëm.Po na duhet përsëri një forcë e bashkuar.

Dr.Sali Sefa
Autori është ish i burgosur politik, staf diplomatik konzular prej shumë vitesh në Zvicër, ku edhe jeton dhe vepron.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews