LDK gjobitet me mbi 12 mijë euro nga PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur me 12 mijë e 100 euro Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ankesat janë bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një gjobë në vlerë prej 5 mijë euro kësaj partie i është shqiptuar për dy ankesa të VV’së, ku thuhet se tre prej kandidatëve për deputetë të kësaj partie, Shkëmb Manaj, Rexhep Kurbogaj dhe Lisa Rugovaj, kanë vendosur banerë/posterë në hapësirat/rrugët publike.

Në vendimin e PZAP thuhet se ata kanë shfrytëzuar jashtëlugjshëm hapësirat dhe rrugët publike, me vendosjen e posterave.

Gjoba tjetër në vlerë prej 4 mijë e 100 euro kësaj partie i është shqiptuar për posterët e kandidatit për deputet, Zeqir Gjukaj. Në ankesën e VV’së thuhet se ai kishte vendosur posterë në hapësirat e Palestrës Sportive “Karagaçi”.

Në përgjigje ndaj kësaj ankese, LDK ka thënë se postieri është vendosur ditën kur kjo parti ka mbajtur tubimin atje.

Në vendimin e PZAP thuhet se tubimi ishe mbajtur më 26 janar, e postieri ka qenë i vendosur aty edhe më 1 shkurt.

Gjoba tjetër në vlerë prej 3 mijë euro është për ankesën e VV’së, ku pretendohet se objektet publike në Obiliq janë përdorur në kundërshtim me ligjin nga kandidatja Linda Bekteshi, saktësisht për Palestrën e Sporteve “Adem Jashari”.

LDK në përgjigje ka thënë se kandidatja ka pasur pëlqimin e Komisionit Komunal Zgjedhor.

Në vendimin e PZAP thuhet se kandidatja ka shfrytëzuar hapësirën një ditë para datës për të cilën ka pasur leje. /Reporteri.net

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews