E dërguan në Kushtetuese, Murati: PDK-ja dhe LDK-ja s’e kuptojnë rëndësinë e Fondit Sovran

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka drejtuar kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me Ligjin për themelimin e Fondit Sovran.

Dërgimin në Kushtetuese të këtij ligji nga PDK-ja e LDK-ja Murati e ka cilësuar si një pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai ka theksuar se ky ligj, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, do të ishte një katalizator i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Murati ka ngritur një paralele duke thënë se derisa ky ligj ndodhet në Kushtetuese, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka miratuar një vendim të ngjashëm për themelimin e një Fondi Sovran për SHBA-në.

“Në anën tjetër, Ligjin për Themelimin e Fondit Sovran që e kemi miratu e që do të ishte katalizator i zhvillimit ekonomik, LDK-ja e PDK-ja e kanë çu në Gjykatë Kushtetuese.

Kurse dje, presidenti Trump e miratoi vendimin për themelim të Fondit Sovran të SHBA-së”, ka shkruar Murati.

Ai shtoi se disa ekonomistë të këtyre partive nuk i kuptojnë plotësisht konceptet ekonomike dhe se vetëm pas disa vitesh ata mund ta kuptojnë rëndësinë e një mekanizmi të tillë financiar.

“Kanihere kam përshtypjen që këta ekonomistët e LDK-së dhe PDK-së, jo që nuk duan, por nuk i kuptojnë disa koncepte ekonomike. Tek pas disa vjete po i marrin vesh, kur po ndodhin edhe në shtete tjera”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews