Pas përfundimit të takimit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se pozicionet e dy palëve mbeten të largëta për zbatimin e marrëveshjes.
Ai paralajmëroi se dy kryenegociatorët do të ftohen në Bruksel javën e ardhshme nga emisari Miroslav Lajçak.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklaratën e tij për media pas takimit, njoftoi se takimi mes dy kryenegociatorëve pritet të mbahet më 2 korrik.
Ai shtoi se në këtë takim do të diskutohet sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes, duke theksuar rëndësinë e respektimit të saj.