Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Siç ka njoftuar zyra e presidencës serbe, takimi do të fillojë në orën 10:00.
Lajçak ka njoftuar sot se pas vizitës në Prishtinë, do të vizitojë edhe Beogradin, për të përgatitur takimin e radhës “në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve” mes dy palëve.