I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit të Spanjës për BE, Fernando Mariano Sampedro Marcos.
Lajçak në “X” tha se përgjatë këtij takimi u diskutua për çështje lidhur me Ballkanin Perëndimor, si dhe për dialogun.
“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, tha Lajçak.
In the margins of @wef and @ecfr events in Madrid, I met with Fernando Mariano Sampedro Marcos, 🇪🇸 State Secretary for 🇪🇺, to continue my regular consultations with EU Member States. We had an extensive and useful discussion about the Dialogue and broader Western Balkans issues. pic.twitter.com/MwfZPg4sqQ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 4, 2024