Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se fitorja e Ukrainës në betejën e saj kundër Rusisë është e rëndësishme.

Sipas saj, kjo pasi çdo zgjidhje tjetër kompromisi është receta për luftën e ardhshme në Baltik, Poloni ose Ballkanin Perëndimor.

Ajo kështu u shpreh në Forumin për Demokraci në Lituani: Solidariteti dhe mbështetja mes demokracive, thelbësore për triumfin mbi autokracitë, që po mbahet në Vilnius të Lituanisë, ku po merr pjesë me ftesë të homologut të saj Gabrielius Landsbergis.

“Besimi në demokraci, solidariteti mes demokratëve dhe një qasje e qartë për mbështetje dhe parandalim ndaj agresorëve janë elementet që do ta forcojnë të ardhmen demokratike të Evropës dhe do të pengojnë përhapjen e ekstremizmit dhe populizmit, të cilat mund të kërcënojnë të ardhmen demokratike të këtij kontinenti”, tha Gërvalla, raporton KP.

Gjatë fjalimit të saj, ministrja përmendi gjithashtu rëndësinë e fitores së Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë duke paralajmëruar pasojat e çdo kompromisi të mundshëm.

“Çdo zgjidhje tjetër kompromisi është receta për luftën e ardhshme në Baltik, Poloni ose Ballkanin Perëndimor, ku kemi një përfaqësues të Putinit dhe Rusisë, që sulmoi vendin tim në shtatorin e kaluar me të njëjtën retorikë, me skemën e Putin, të njëjtat fjalë, të njëjtin fjalor që Putin ka përdorur në Ukrainë”, tha Gërvalla duke iu referuar sulmit terrorist të 23 shtatorit 2023 në Banjska, ku u vra një polic i Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews