Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shpallur tender në vlerë prej 424 mijë euro për ndërtimin bibliotekës në lagjen “Kodra e Trimave”.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kohëzgjatja e kësaj kontrate është 60 ditë.
“Të gjitha pozicionet duhet punuar në bazë të kërkesave teknike, standardeve për atë pozicion dhe specifikimet teknike. Në çdo pozicion ku është cek referenca e ndonjë prodhuesi, nënkupton edhe të ngjajshme me specifika të njëjta ose më të mira teknike. Çdo pozicion nënkupton furnizimin, pregatitjen dhe vendosjen në vend, duke përfshirë të gjitha materialet dhe veglat e nevojshme për ekzekutim si dhe prezentimin e dëshmive, atesteve dhe certifikatave që plotësojnë kerkesat e specifikimeve teknike dhe standardeve për atë pozicion”, theksohet në dosje.
Kompanitë e interesuara për ta ndërtuar këtë object, kanë afat të dorëzojnë ofertat deri më 14 nëntor, në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.