Policia austriake ka treguar identitetin e një 19-vjeçari që planifikoi një sulm në një koncert Taylor Swift në Vjenë.
Bëhet fjalë për Beran A. me prejardhje nga Maqedonia e Veriut i cili jeton në Ternitz, vend në Jug të Vjenës.
Policia thotë se ai nuk tregoi shenjat më të vogla të keqardhjes gjatë marrjes në pyetje dhe tha se donte të “vraste të pabesët në Vjenë”, transmeton Telegram News.
19-vjeçari i arrestuar, prindërit e të cilit janë me origjinë nga Maqedonia, dha dorëheqjen në punë më 25 korrik me fjalët, “Unë kam plane të mëdha për më tej.” Ai ishte radikalizuar tashmë, ata thanë në një konferencë për shtyp në Vjenë dhe zbuluan se terroristët kishin një plan konkret për të sulmuar dhe se sulmi duhej të kishte ndodhur ose sonte ose nesër.
Ai ishte në kontakt me dy ndihmës të dyshuar, njëri prej të cilëve punoi në sigurimin e koncerteve”, thanë policia në shtyp.
Një shumëllojshmëri e armëve u gjetën në shtëpinë e 19-vjeçarit, thika, pastaj detonatorë, kabllo ndezjeje, 21 mijë euro të falsifikuara. /TelegramNews/