Kusari i shmanget pyetjes rreth Radojiçiqit: Deklarata të vitit të kaluar janë këto

Shefja e Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka refuzuar të flasë rreth incizimeve të publikuara në media mes saj dhe kriminelit serb, Milan Radojiçiq.

Kusari – Lila e pyetur nga lidhur me këto incizime ka thënë  shkurt se ato janë deklarata të vitit të kaluar.

“A deklarata të vitit të kaluar janë këto. Para dy viteve.”– ka thënë ajo për “Betimi për Drejtësi”.

Derisa kur është pyetur se a ka qenë në dijeni kryeministri Albin Kurti për bisedat e saj më Radoiçiqin e njëjta ka refuzuar të përgjigjet për gazetarët.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të një bisede telefonike mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media në Vetëvendosje, ka theksuar se partia e tij nuk mund të akuzohet për veprime të kaluara të Radoiçiqit, duke shtuar se bashkëpunimi i mëparshëm me të ka qenë nga qeveri të tjera.

Manxhuka gjithashtu ka thënë se në Qeverinë Kurti, Radoiçiqi nuk ka vend as në karriget e zyrës së kryeministrit dhe se kjo, sipas tij, duhet të jetë e qartë për të gjithë kritikuesit dhe akuzuesit.

“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me ne Radoiçiq ik maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karriget e zyrës së Kryeministrit”, ka theksuar ai.

Derisa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës pas bisedës telefonike me kriminelin serb, Milan Radojiçiq,

Madje, ministrja e Drejtësisë tha se kjo situatë është përpjekje e tërheqjes së vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Një opozitë që një terrorist qe ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës nuk po kërkojnë asnjëherë nga Serbia që ta dorëzojnë atë, nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtar t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzoj terroristet, jo vetëm Radojiçiqin. Tash paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit, unë mendoj qe kjo është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën, për rrëzim të qeverisë apo shkuarje në zgjedhje. Opozita duhet të jetë e bashkuar por ju e keni parë, njëra kërkon dorëheqje të qeverisë e tjetra shpërndarje të Kuvendit”, tha Haxhiu.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews