Kryeministri Albin Kurti, është shprehur se vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes, tani po mbyllet përgjithmonë.
Kështu u shpreh kreu i LVV-së në mbledhjen e 55-të të këshillit të përgjithshëm të saj.
Po ashtu, ndër të tjera Kurti përmendi të arriturat në fushën e energjisë elektrike, në katërvjetorin e udhëheqjes së tij në krye të qeverisë.
“Në këtë gjashtëmujor të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, dhe inkasimi për konsum të energjisë. Në fushën e energjisë patëm hapa të rëndësishëm, sa janë edhe historike”, u shpreh Kurti.
“Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha tutje shefi i ekzekutivit./KK